Sabi Rabova vuan prej vitesh nga probleme të shtyllës kurrizore. Hernia diskale ia ka vështirësuar mjaftueshëm jetën, duke i bërë dhimbjet të padurueshme. “Vuaj prej vitesh e madje ka pasur raste që edhe lëvizjet i kam bërë me vështirësi”, thotë 63-vjeçari.

Kur mësoi për teknikën më të re që Spitali Amerikan përdor për të zhdukur plotësisht dhimbjen, ai ia besoi këtë shqetësim pikërisht këtij spitali.

“Prej një viti e gjysmë gjendja ishte përkeqësuar. Kisha shumë besim te Spitali Amerikan dhe tashmë pasi bëra ndërhyrjen, mund të them me siguri se bëra zgjedhjen e duhur”, sqaron Sabi Rabova.

Ai pohon se stafi dhe cilësia e shërbimit janë në nivelet më maksimale, dhe tashmë ka shumë më pak dhimbje nga shtylla kurrizore.

Vetëm në Spitalin Amerikan përdoret terapia e reduktimit të dhimbjes, e cila aplikohet me një nga teknikat më bashkëkohore që nuk është përdorur më parë në vendin tonë.

“Ndërhyrja bëhet me teknikën miniinvazive. Kjo teknikë kryhet me anestezi lokale, çka do të thotë se pacienti është i zgjuar gjatë gjithë kohës. Në sajë të kësaj teknike risku i dëmtimit të pacientit është zero, ndërsa rikuperimi shumë i shpejtë. Ata mund ta lënë spitalin edhe brenda të njëjtës ditë”, sqaron kirurgu ortoped Antonis Sigalis.

Spitali Amerikan duke pasur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve mbetet i vetmi që aplikon teknikat më bashkëkohore për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme kronike. Terapia kundër dhimbjes u bën të mundur të gjithë personave që prej vitesh kanë patur shqetësime të kësaj natyre të kenë më në fund një zgjidhje efektive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb