Trajneri i ri i Kukësit, Peter Pakult vjen pas tri eksperiencave të dështuara me klube kroate, sllovene dhe serbe. Tashmë do të provoj një aventurë në Shqipëri te kampionët në fuqi. Për herë të fundit ka drejtuar Radniçki Nis, që aktualisht pozicionohet në vendin e katërt të Superligës serbe.

Pakult drejtoi këtë skuadër vetëm në 7 ndeshje dhe më pas dha dorëheqjen. Arsyeja ishte raporti me drejtuesit, që kërkonin të diktonin në zgjedhjet e austriakut. “Ishte një terror psikologjik ndaj meje, nuk mund të vazhdoja. Kërkova menjëherë prishjen e kontratës. Çdo ditë në Serbi ishte një teatër më vete,” – ka treguar Pakult për mediat austriake në shtator të vitit 2017, kur dhe u largua nga Radniçki. Kujtojmë që 6 vite më parë emri i Pakult qarkulloi edhe si kandidat për pankinën e Kombëtares shqiptare, por FSHF i besoi De Biazit./PanoramaSport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb