PRISHTINE- Presidenti Hashim Thaçi, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe përplasjet me Beogradin zyrtar, deklaroi se e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të gatshme që t’u përgjigjen të gjitha sfidave të sigurisë.

Gjatë një takimi me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, Thacci theksoi se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s. FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumë etnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi presidentin Thaçi për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force. “Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, u shpreh ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: