Fama e këngëtarit shqiptar, Ermal Meta nuk ndalet vetëm në Sanremo. Por ky vit ka plot surpriza për 36-vjeçarin.

Meta do të jetë pjesë e jurisë, e cila do të gjykojë konkurentët e emisionit të famshëm “Amici” drejtuar nga Maria de Filipi.

Një emision kushtuar talenteve të reja në këngë dhe në balet. Ermal Meta do të jetë pjesë e netëve finale si profesionist që do të gjykojë të rinjtë.

“Amici” nuk është një emision i panjohur në Shqipëri, pasi në të kanë marrë pjesë edhe balerinë si Ambeta Toromani, Kledi Kadiu i cili tashmë është mësues në serial e plot shqiptarë të tjerë, që kanë shkëlqyer me talentin e tyre.

Por ky është viti i këngëtarit Meta, i cili në festivalin e këngës në Sanremo rrëmbeu plot çmime. Ndërsa kënga e tij “ Vietato morire” u shndërrua në hit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: