Kandidati presidecial republikan në SHBA, Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara duhet dukshëm t’i shkurtojnë shpenzimet në aleancën ushtarake të NATO-s.

“Ne sigurisht që nuk mund ta përballojmë më këtë gjë”, tha favoriti republikan për “Washington Post”.

“NATO po na kushton shumë, dhe po, ne po e mbrojmë Evropën me NATO-n, por jemi duke shpenzuar shumë para për këtë gjë”, ka thënë Trump.

Shtetet e Bashkuara që një kohë të gjatë po u bëjnë thirrje aleatëve në NATO që t’i rrisin shpenzimet në këtë Aleancë, e cila ka qenë si gozhdë në marrëdhëniet e jashtme të SHBA-së për gati 70 vjet.

Shpenzimet e ushtrisë amerikane llogaritet se mbuluan72 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të NATO-s vitin e kaluar. Vendet anëtare të NATO-s janë zotuar se do t’i rrisin shpenzimet e tyre për 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshshëm, por vetëm pesë shtete deri më tani e kanë arritur këtë synim: Britania e Madhe, Estonia, Greqia, Polonia dhe SHBA.

“Ne po paguajmë në mënyrë joproporcionale. Kjo është shumë dhe sinqerisht tani është një botë tjetër, për dallim nga koha kur u krijua idea [e kësaj Aleance]”, ka thënë ndër të tjera Trump.

Duke u tërhequr paksa nga NATO, Trump ka thënë se do të punonte më afër me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi ndërhyrja e tij ushtarake në Ukrainë i ka rritur tensionet në NATO.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: