Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

VIDEO/ Dritan Prifti përcillet në banesën e fundit, Tom Doshi në krye të kortezhit

homazhe87

TIRANE– Ditën e sotme u zhvilluan homazhe në nderim të figurës së ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, i cili u nda dje nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 49-vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në ceremoninë e homazheve të zhvilluara nga ora 10:00, deri në 12:00 nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në homazhe, krahas familjarëve ishin edhe miqtë e tij, si Anastas Angjeli dhe Tom Doshi, siç duket edhe në foto.
homazhe dritan prifti

homazhe2

homazhe 3

homazhe4

homazhe5

homazhe6

homazhe7

homazhe78

homazhe87

tom doshi nefuneralin e dritan priftiti
Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas së Dritanit, fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Ruçi.

Ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit u përcoll për në banesën e fundit në Shish-Tufinë në orën 13:00.
prifti-3--1024x672

prifti-2-768x566

prifti-1-768x556
SËMUNDJA E DRITAN PRIFTIT
Ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë. Edhe pas nënshtrimit të kurave intensive në Itali dhe Gjermani muajve të fundit, fatkeqësisht nuk mundi t’i bëjë ballë Leuçemisë. BalkanWeb mëson se Prifti ndërroi jetë në shtëpinë e tij. Pasi mjekët italianë ia kishin hequr shpresat ditë më parë, ai u kthye pranë familjes për të kaluar orët e fundit me ta.

Të mërkurën ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja e tij po shkonte drejt përkeqësimit. Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës. Prifti tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një viti po luftonte me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Prifti shërbeu si Ministër i Energjetikës në vitet 2009-2010.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 4 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.