Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

U shkarkua si drejtor Informacioni nga Top Channel, fjalët e para të Sokol Ballës

balla

Ditën e sotme gazetari Sokol Balla u shkarkua nga Top Channel nga drejtimi i Departamentit të Informacionit. Ishte vetë televizioni e konfirmoi largimin duke lajmëruar se vendin e tij do ta zërë Endri Xhafo.

“Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë në krye të kësaj detyre për një periudhë të pacaktuar kohore. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”.

Mbrëmjen e sotme gazetari Balla e nisi emisionin si zakonisht me prezantimin e temës së diskutimit, pa thënë asnjë fjalë për largimin e tij.

“Të enjten në Kuvend do të votohet buxheti i shtetit…”, u shpreh Balla.

 (e.f/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.