TIRANE – Sëmundjet kardiovaskulare me kalimin e viteve kanë pësuar rritje të ndjeshme. Janë të shumta rastet në të cilat sëmundjet e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose invalidizim të njeriut. Një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare është bllokimi i arterieve.

Arteriet janë enë gjaku që transportojnë oksigjenin dhe lëndë të tjera ushqyese nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta, elastike dhe të pastra.

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun e shëndetshëm nëpër inde. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi. (Lexoni – Arteriet e bllokuara, 4 shenjat që duhet t’ju shqetësojnë).

Nëse lihen pa trajtuar, arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ato kardiovaskulare, artrit, shikim të turbullt, dhimbje kronike etj. Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të shëndetshme për të parënduar bllokimin e arterieve dhe një sërë sëmundjesh pasuese.

Këto janë ushqimet që pastrojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Shega
Molla
Shafrani i Indisë
Hudhra
Shpargu
Avokado
Spinaqi
Brokoli
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb