Mateo Materaci, vëllai i ish-mbrojtësit të Interit, Marko Materecit, ka zbuluar transferimin e madh që skuadra zikaltër po përpiqet të sjellë në Milano. Mateo i cili është edhe agjent merkatoje në Itali, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se Federico Chiesa është “bomba” e merkatos së Interit që do të transferohet në qershor, ndonëse nuk e mohon se mund të ndodhë edhe në janar.

“Interi dhe drejtuesit e tij do të bëjnë përpjekjet maksimale për ta transferuar gjatë merkatos së janarit, por me shumë mundësi kjo nuk do të ndodhë. Ai do të transferohet gjatë verës dhe do të jetë goditja e ardhshme e skuadrës së Interit”, thotë Materaci.

ACF-Fiorentina-vs-Bologna-FC-Florence-Italy-16-Sep-2017

Federiko Chiesa është vetëm 20-vjeç dhe këtë sezon po bën mjaft mirë më Fiorentinën. Italiani që luan si sulmues krahu deri më tani ka shënuar 4 gola dhe duke u bazuar te paraqitjet “vjollcët” janë gati të negociojnë për shumën mbio 50 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb