Provat e reja nga hetimet konfirmojnë se avioni i “Malaysia Airlines” MH370 u zhduk pasi piloti kishte vendosur të kryente vetëvrasje.

Ata kanë analizuar një pjesë të krahut të gjetur të avionit ku kanë konstatuar se ajo ishte në gjendjen normale ku mbahet gjatë fluturimit dhe jo në pozicionin e uljes.

d

Kjo, sipas hetuesve tregon se piloti nuk ka tentuar fare që të paktën të minimizojë tragjedinë duke e ulur avionin në ujë, por e ka përplasur atë me të gjithë shpejtësinë aty.

Megjithatë, deri më tani janë gjetur shumë pak pjesë të avionit në fjalë duke lënë ende mister se çfarë ndodhi me avionin që u nis nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: