“Klevisi i ndihmonte të gjithë njerëzit. Më thoshte shpesh; qe vetëm në këtë vend nuk të ndodh gjë kurrë”. Ky është rrëfimi dramatik i nënës së Klevis Sulës, 20- vjeçarit nga Çorovoda, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në Islandë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Austurvöllur. Në një intervistë për median islandeze Stöð 2, nëna e të riut, Natasha Sula, e cila udhëtoi bashkë me djalin tjetër drejt këtij shteti tregoi mes dhimbjesh se sa i lumtur kishte qenë i biri që jetonte aty.

Nena e Klevis Sules
Nena e Klevis Sules

“Klevisi ishte njeri shumë i dashur me të gjithë. I donte njerëzit, dhe shoqërinë. Edhe këtu në Islandë Klevisi fliste fjalët më të mira. Klevisi veç ka dashur të japë ndihmë dhe autori e ka sulmuar. Edhe Klevisi thoshte gjithmonë që; vetëm në atë vend nuk të gjen gjë kurrë se janë njerëzit shumë të mirë”, tha nëna. Ndërkohë, vëllai i Klevisit tha se në Islandë erdhi për të nisur një punë për një jetë më të mirë. “Klevisi ishte një djalë shumë i qetë, i dashur me të gjithë. Në punë të vet. Erdhi në Islandë për të nisur një punë”, rrëfeu vëllai i tij.

Mediat islandeze i bënë jehonë ngjarjes së rëndë. Nga dëshmitë e shokëve, Klevis Sula humbi jetën pasi ai pa një burrë që po qante dhe shkoi t’i ofronte ndihmë, por ky i fundit e goditi me thikë. I plagosur mbeti dhe shoku i tij, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Klevis humbi jetën disa ditë pas plagosjes, duke lënë në mes ëndrrat e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: