Kodi i telefonik +383 shtetëror i Kosovës po gjen mbështetje jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.

Platforma e njohur e komunikimit Viber është shërbimi i radhës që në mesin e prefikseve të mbarë botës ka përfshirë së fundi edhe prefiksin e ri të Kosovës për ata që duan të regjistrohen në të. Viber numëron mbi 900 milion përdorues aktivë.

Lajmin e dha kryetari i ARKEP Kreshnik Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shprehej:

Implementimi i kodit shtetëror të telefonisë +383 për Kosovën është duke ecur në drejtimin e duhur dhe do të përfundojë brenda afatit të paraparë. Tanimë thirrjet dhe mesazhet në drejtim të Kosovës mund të pranohen me +383 nga pothuajse e gjithë bota.

Kodi +383 tashmë po përdoret edhe nga aplikacionet e ndryshme për dërgimin e mesazheve verifikuese në drejtim të numrave tanë, një gjë e tillë po ndodhë edhe me Viber, aplikacionin mjaft popullor tek ne.

I miratuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në Dhjetor të 2016-ës dhe i botuar në buletinin operacional të prefikseve të shteteve, kodi telefoni i Kosovës kaloi përmes një mori peripecish 2 vjeçare si rezultat i mosdakordësive mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton PCW.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: