Sulmuesi shqiptar, Vedat Murqi, ka bërë një debutim ëndrrash me klubin e Rizespori. 23-vjeçari nga Prizreni ka shënuar dopietë në fitoren 0-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Maniasporit.

Muriqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku në 7 takime ka realizuar 1 gol. Pak ditë më parë ai u transferua nga Genclerbirligi te skuadra e Rizesporit që mban vendin e tretë në ligën e dytë turke.
Në minutën e 72-të bomberi shqiptar realizoi duke zhbllokuar takimin, ndërsa katër minuta më vonë shënoi një super gol nga distanca.

Muriqi në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës, ndërsa në sezonin 2013-2014 u aktivizua 4 ndeshje me Kombëtaren Shpresa.

Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/video-debutim-endrrash-sulmuesi-shqiptar-shenon-dopiete-per-4-minuta/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: