Juventusi dështoi dje në darkë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të “Champions League”, si shkak i një penalltie shumë të kontestuar e cila u kthye në gol nga Ronaldo.

Në orët e fundit ka dalë në pah një video nga “Chiringuito TV”, në të cilën dallohen lojtarët e Juventusit që tentojnë të dëmtojnë pikën e bardhë të penalltisë, që do të ekzekutohej nga Cristiano Ronaldo.

Një tentativë e cila dështoi pasi u pikas nga Marcelo, Lucas Vazquez dhe Asensio të cilët e vunë re gjestin dinak të lojtarëve të Juventusit dhe protestuan për këtë fakt.

Ata e rregulluan vetë pikën e bardhë të penalltisë, përpara gjuajtjes së Cristiano Ronaldos.

Ndërkohë, në videon më poshtë, evidentohet edhe fakti që Cristiano Ronaldo në ato minuta ka qenë i përqendruar vetëm tek penalltia, pa u shqetësuar nga protestat apo nga gjestet e juventinëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb