SHBA-Një oficer policie ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një grope gjigande, e hapur në mes të rrugës nga shirat e rrëmbyer.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin amerikan San Antonio, në Teksas, ndërsa gropa ka përpirë 2 mjetet me të cilat udhëtonin viktima dhe personat e plagosur.

Brenda pak orësh thellësia e gropës e mbushur me ujë ka arritur në 2 metra lartësi.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga gropa personat e plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=bpn_qQuzX2E

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: