Në ato pak momente që diktatori i Koresë Veriore, Kim Jong-un nuk e kërcënon presidentin amerikan, Donald Trump, ose në ato pak momente që nuk lanson raketa të reja, siç duket diktatori i kalon duke u ngjitur maleve-për të treguar një super fuqi që më parë se kishim ditur, aftësinë që ai ta kontrollojë motin.

Koreja e Veriut ka pohuar se udhëheqësi i saj, Kim Jong-un, mund të kontrollojë motin sepse diktatori i tyre u u ngjit në majën e një mali në rreth 9 mijë metra lartësi.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, kur Kim Jong-un u ngjit në majënn e malit dhe në ato momente moti filloi të përmirësohej.

Diktatori u ngjit në malin Paektu afër kufirit me Kinën me veshjen që e karakterizon gjithmonë këpucë të zeza dhe pallton e gjatë.

Arritja e tij u lavdërua nga Agjencia Qendrore e Lajmeve e kontrolluar nga shteti, e cila gjithashtu pretendoi se koha e mirë ishte rezultat i aftësisë së diktatorit për të kontrolluar motin.

Agjencia e lajmeve koreane e përshkroi udhëheqësin si një njeri që ‘kontrollon natyrën’.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb