Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për Kosovën, Besart Celina, ka qenë protagonist absolut sot për ekipin e tij në ‘Champioship’. 21-vjeçari ka demonstruar aftësitë e mrekullueshme me Ipswich duke shënuar golin e fitores kundër Leeds.

Ky ishte goli i 7 në këtë sezon për Celinën, i cili po tregon gjithnjë e më shumë se është përshtatur mjaft mirë me futbollin anglez, në pritje të ftesës për t’u kthyer te Manchester City që zotëron kartonin e tij.

(e.k/BalkanWeb)