KALIFORNI- Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një ndërtesë e cila shërbente si klub nate në Kaliforni.

Sipas mediave lokale, zjarri ka rënë në një ndërtesë në Oakland, ndërsa sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të shkojë në 40, pasi shumë konsiderohen të zhdukur.

Në ndërtesën ku ra zjarri pritej të mbahej një koncert nga grupi “Golden Donna”.

Kreu i zjarrfikësve në Oakland, Teresa Deloche-Reed tha se në momentin kur shpërthyen flakët brenda në ndërtesë ishin rreth 100 persona, shumica prej të cilëve nxituan të largoheshin.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

https://www.youtube.com/watch?v=1yz0pcoQI3g

https://www.youtube.com/watch?v=grWef8RGR8U

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb