Serbi- Jelena Miliç, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike është larguar nga studio gjatë debatit me kryeministrin, Aleksandar Vuçiç që po transmetohej në televizionin serb “Pink”. Ajo ka braktisur emisionin fill pasi Vuçiç e ka akuzuar se ka folur kundër interesave të Serbisë. Ky reagim i kryeministrit erdhi për shkak se Miliç, në një tjetër emision televiziv i ishte drejtuar opinionistes nacionaliste, Vedrana Rudan me pyetjen: “A e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi?”. Miliç po ashtu i kishte thënë Vedrana Rudanit se, serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kjo deklaratë e Miliçit e bërë në emisionin “Ćirilica”, ka mjaftuar për Vuçiç që ta akuzonte live aktivisten gjatë debatit në televizionin “Pink” duke i thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë. Mirëpo kaq ka mjaftuar që Miliç të largohej nga studio në shenjë proteste duke injoruar fjalët e kryeminstrit serb. Bazë e konfrontimit ishte debati për ekonomi, reforma, Ramush Haradinaj dhe Kosova. Ajo madje i tha Vuçiçit se ai bashkëpunon me të inkriminuar dhe të dyshuarit për krime lufte, përfshirë gjeneralin Lubisha Dikoviç. “Mos u kthe. Tung, e të dëshiroj çdo të mirë”, i tha Vuçiç, Miliçit kur po largohej.
(BalkanWeb)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=eOuy4dNZVv0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb