Moti me shi përgjatë ditës së sotme ka karakterizuar vendin tonë dhe qyteti i Gjirokastrës nuk ka bërë përjashtim. Ekzaktësisht stadiumi i qytetit ku luan ekipi i Luftëtarit është shëndërruar në një ambient zbavitës pasi fusha ishte e mbuluar me ujë
Futbollistët e klubit gjirokastrit e kanë shfrytëzuar terrenin, për të harruar pak lodhjen, dhe për tu zbavitur. Në videon e postuar në Instagram, nga Eduart Rroca, të gjithë duken teksa rrëshkasin në fushën plot ujë. Ja dhe postimi i tij.
(e.k/BalkanWeb)