Siguria në radhë të parë, kështu e mendojnë jetën një pjesë e njerëzve. Dhe për ta arritur këtë gjë, nuk hezitojnë të shpenzojnë shuma marramendëse parash. Ndërsa e gjitha duhet nisur, ku tjetër,  nga shtëpia…
Në periferi të Varshavës ndodhet një hit arkitektonik, bëhet fjalë për shtëpinë më të sigurt në botë. Shtëpia është punuar nga kompania polake KWK Promes, nën udhëheqjen e arkitektit, Robert Konieczny.  Kjo shtëpi ofron strehim të sigurt në rast të katastrofave natyrore, e madje dhe të atyre nukleare, pohojnë projektuesit e saj.

I gjithë konstruksioni mbyllet me prekjen e një suste, ndërsa, nëse shikohet nga pjesa e jashtme e saj, shtëpia shndërrohet në një kuti betoni.

Bëhet fjalë për pllaka të mëdha betoni që ‘mbrojnë’ këtë shtëpi nga rreziku. Po ashtu i gjithë oborri është i rrethuar dhe i siguruar, ndërsa brenda tij ndodhet dhe pishina.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb