EGJIPT- Njoftohet se në thesarin e shtetit në Egjipt janë vjedhur 30 kilogramë flori. Ministri i Financave, Hani Kadri në një program televiziv duke konfirmuar ngjarjen u shpreh se “Kasaforta e sigurtë ku ndodhej floriri është konstatuar se është hapur me çelësin e posaçëm”, raporton AA.

Duke vënë në dukje se ka shumë paqartësi në lidhje me ngjarjen, Kadri u shpreh se në hetimet e kryera është bërë e qartë se mungojnë 30 kilogramë flori, ndarë në kallëpe dhe se janë kontrolluar edhe pasuritë e tjera të ndodhura brenda kasafortës.

Ndërsa në anën tjetër forcat e sigurisë kanë njoftuar se kanë nisur një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me 30 kilogramët e floririt të vjedhur nga thesari i shtetit.

Ngjarja në fjalë ka sjellë sërish në rendin e ditës sulmet e kryera ndaj Muzeut në Kajro dhe ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore gjatë revolucionit në janar të 2011. Disa persona dhe organizata duke përfituar nga dobësia e sigurisë pas rrëzimit të ish-presidentit Husni Mubarak, realizuan metoda të ndryshme të vjedhjeve, ku për këtë arsye forcat e armatosura patën ndaluar afrimin kryesisht ndaj rajoneve ku ndodheshin institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: