Kanë nisur votimet për këngën fituese të Eurosong 2018 që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga ylli i rrokut shqiptar Eugent Bushpepa, i cili ishte autor i këngës “Mall” fituese e Fest ’56 në RTSH. E 12-ta në rradhë, kënga e tij, ndonëse është ndër më të dëgjuarat kohët e fundit, erdhi me vlera të reja. Vokali i shkëlqyer i Bushpepës ngriti entuziazmin në sallë.

Ju bëjmë thirrje për të mbështetur Eugent Bushpepën me këngën “Mall” në votime me kodin 12. “Votoni tani” bën thirrje vetë Bushpepa në Fejsbuk.

Si të votoni:
Shkarkoni aplikacionin zyrtar të Eurovisionit duke shtypur në modelet përkatëse të smartfonit tuaj, aplikacioni ju tregon se kur fillon votimi dhe më pas mjafton vetëm me një klikim ju mundet të votoni për këngën me numër 12.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb