GREQI- Një tjetër foto me protagonist një të porsalindur refugjat po emocionon miliona njerëz. Ajo është aq dramatike sa nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Bëhet fjalë për një fëmijë të porsalindur në kampin e refugjatëve në Idomeni, pranë kufirit greko­-maqedonas. Foshnja e sapoardhur në jetë po lahet nga një e moshuar me ujë të ftohtë dhe në qiell të hapur, si për të treguar se vuajtjet janë të pafunda për refugjatët.

Kjo foto tregon qartë kushtet e vështira me të cilat përballen refugjatët. Reshjet e shiut kanë përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: