BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar në Bruksel se gjatë takimit me Federica Mogherini dhe Hashim Thaçin, Asociacioni i komunave me shumicë serbe as që është përmendur, shkruajnë mediat serbe. Sipas tij, “kanë kaluar 1799 ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, kurse ajo ende nuk është zbatuar”, transmeton tg.

“I kemi analizuar të gjitha tjerat, gjashtë pikat e para nuk janë prekur. Nuk është faji vetëm i shqiptarëve”, ka shtuar presidenti serb. Ai është i bindur se pala kosovare sërish do të thotë “këta do ta bëjmë javën e ardhshme”. Vuçiç gjithashtu ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka pasur kohë të lexojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe. Ai beson se një deklaratë e tij është fyese për të gjithë serbët në Kosovë.

“Për plot pesë vite nuk kanë mundur ta lexojnë marrëveshjen për AKS-në. Është fyerje për serbët dhe Serbinë. Kadri Veseli po flet për Preshevën, Medvegjën, por askush nuk po e përmend atë që ka thënë se për 20 vite do të bashkohen me Shqipërinë dhe se po kërcënon me luftë”, ka shtuar ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: