WikiLeaks ka publikuar sot mijëra dokumente, sipas të cilës CIA është duke përdorur mjetet e teknologjisë si telefonat, shërbimet “What’s App”, etj; për të përgjuar njerëzit.

Sipas “Wikileaks” duke sulmuar me viruse kompjuterike sisteme si Windows, Android dhe sistemin e I-Phone, është arritur të përgjohen përdoruesit.

Autenticiteti i dokumenteve nuk është konfirmuar menjëherë dhe CIA ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje. Por ekspertët, të cilët kanë nisur ekzaminimin e materialit, kanë thënë se duket se dokumentet janë legjitime.

Nëse këto publikime vërtetohen se janë autentike, kjo do të ishte një goditje e madhe për komunitetin e inteligjencës së SHBA-së.

Zëdhënësi i CIA-s, Jonathan Liu ka thënë se agjencia e inteligjencës “nuk do të komentojë në autenticitetin ose përmbajtjen e dokumenteve të supozuara të inteligjencës”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: