KINE – Agjensia zyrtare e lajmeve të Republikës së Kinës, Xinhua, ka publikuar 10 fotot më domethënëse të vitit 2014.

Në njërën prej tyre shfaqen zjarrfikësit përreth trupit të një viktime në Xhakarta të Indonezisë, njërit prej katër punëtorëve që vdekuar pas rrëzimit të një skele.

Një pamje e dytë është nga luftimet në Libi. Në një tjetër, ish-Presidenti i KE-së dhe ish-Kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, fotografohet me nipërit e tij në Bruksel.

Diku më tej, një grua qan mbi një varr të ri në Soma, Manisa. Nga Turqia, një pamje vjen nga marinsat meksinanë që kanë kapur liderin e një karteli droge.

Pamje prekëse shfaqen sërish kur një palestinez mban trupin e djalit njëvjeçar në një spital në Gaza, kur mbi ta hapën zjarr tanket izraelite. Po ashtu, në fotot e përzgjedhura është edhe ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, në barrelë.

Po ashtu, më tej, dora e shkrumbuar e një prej viktimave të avionit malajzian MH17, që u godit dhe u rrëzua në Ukrainë. E së fundi, pamjet e jashtëzakonshme të vullkanit në Sumatra të Indonezisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: