Helidon Bendo është zgjedhur kreu i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Prej 18 muajsh ai mbante detyrën e zv.drejtorit të SHISH. Helidon Bendo rezulton se ka dy identitete nga plotësimi i formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit.

Ai mban edhe emrin Johan Bendo, për të cilin ai sqaron se ka emrin e pagëzimit dhe që e përdorte gjatë qëndrimit në Greqi. Gjatë periudhës korrik 1991 deri në nëntor 1993 ka qëndruar në Greqi në Evia, Lutsa dhe Athinë si emigrant.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë.

250 76 68 59 411 312 186

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: