Pas klipit të saj të fundit që bëri bujë, “Forever is over”, këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur që të shijojë disa ditë pushimesh në ishullin e ‘çmendur’ të Greqisë, Mykonos. Por këtë fakt ia ka nxjerr ‘zbuluar’ mikesha e saj, modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, kjo e fundit e martuar me miliarderin iraniano-amerikan Sam Nazarian.

Modelja ka postuar në Instagram një foto së bashku me Elvanën ku shkruan bashkangjitur saj, “Pak shampanjë e pak rose, e kallim Mykonos së bashku”, ndërsa duken shumë bukur edhe pa tualet.

Elvana

Pas kësaj fotoje, nuk ka vonuar edhe komenti i Elvanës, ku i shkruan modeles, “Më në fund! “Fytyrë e bukur, mendje dhe shpirt i bukur”. Ajo çka nuk dihet është fakti se kush e shoqëron këngëtaren shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: