BRUKSEL– Italiani Antonio Tajani është presidenti i ri i Parlamenti Evropian, duke zëvendësuar gjermanin Martin Schulz. Politikani konservator italian është zgjedhur me 351 vota pro në zgjedhjet e zhvilluara në Strasburg.

Tajani, 63-vjeçar, ka qenë me profesion gazetar si dhe ish-zëdhënës i ish- kryeministrit italian Silvio Berlusconi, dhe ish-komisioner i Bashkimit Evropian. Rivali i tij në këto zgjedhje ishte italiani tjetër, kandidati socialist Gianni Pitella i cili mori 282 vota.

Presidenti i ri i PE-së ja dedikoi fitoren viktimave të tërmetit që goditi Italinë qendrore vitin e kaluar. Parlamenti Evropian ka fuqinë të bllokojë apo të ndryshojë ligjet e BE-së, dhe do të vendosë për aprovimin ose jo të një marrëveshjeje me Britaninë për të ashtuquajturin ‘Brexit’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: