ZVICER- Zvicra do të shënojë dhjetorin më të ngrohtë në histori, prejse vendi, i cili ka themeluar turizmin dimëror, ka nisur matjet 150 vjet më parë. Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë në Zvicër ka thënë se viti do të mbyllet me 3.4 gradë Celsius mbi mesataren afatgjate për muajin dhjetor.

“Nuk ka dyshim, është dhjetori më i nxehtë në matjet tona të regjistruara, që datojnë nga viti 1864”, ka thënë klimatologu Stephan Bader. Ngrohtësia e thatë dhe malet pa borë kanë dëmtuar rëndë edhe pronarët turistikë. Globalisht, 2015-ta do të jetë viti më i nxehtë në histori, ndërsa 2016-ta mund të jetë edhe më e nxehtë, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike, muajin e kaluar, shkruan rel.

Sipas saj, mosveprimi në parandalimin e ndryshimeve klimatike mund të çojë në rritjen e temperaturave mesatare globale për 6 gradë Celsius ose më shumë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: