Etrit Berisha është zyrtarisht një lojtar i Atalantës. Ka qenë vetë klubi zikaltër, i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë publike blerjen e kartonit nga Lacio për afro 5 milionë euro.

Berisha ishte një nga protagonistët kryesorë, me skuadrën që siguroi vendin e 4 në kampionat dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin 2017-2018. Paraqitja fantastike e tij, ka bindur drejtuesit e Atalantës që pas huazimit,ta blejnë përfundimisht kartonin e portierit të Kombëtares shqiptare.

28-vjeçari u shndërrua në një titullar të padiskutuar te Atalanta, duke u aktivizuar në 27 takime, në sezonin që sapo lamë pas./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: