TIRANE– Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje në fshatin Priskë e Madhe.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet A.B., ka qëlluar me pushkë në ajër, duke terrorizuar kështu banorët e fshatit. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, policia arrestoi autorin.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 55, banues në fshatin Priskë e Madhe, pasi në këtë fshat, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë, duke prishur qetësinë publike. Punohet për gjetjen e armës. Nenet 278/2 e 274 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: