Trajneri i Torpedo Kutaisit, Kakhaber Çketiani, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë të fazës së 3 eliminatore të “Europa League” kundër Kukësit, ka deklaruar se ekipi i tij e meritoi këtë rezultat.

“Jemi të lumtur që fituam me një rezultat të thellë. Nuk kishte shans që të humbnim ato raste për gol që krijuam. Në ndeshjen e sotme pashë që goditjet e tyre standarte janë shumë të rrezikshme. Për fat të keq, në fund të takimit humbëm përqendrimin, dhe Kukësi tregoi dhëmbët.

Duhej të menaxhonim lojën edhe për pak minuta. Sigurisht që në ndeshjen e kthimit kundërshtari do luftojë në fushën e vet, por ne shkojmë për të marrë maksimumin. Duhet të tregohemi profesionistë dhe kam besim te çunat e mi. Dua të falënderoj edhe tifozët që na mbështetën këtu në Tbilisi.” – deklaroi trajneri i Torpedos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb