Me përfundimin e sfidave të orës 18:00 është mësuar edhe kundërshtari i turit të dytë të “Europa League” për Laçin.

Skuadra kurbinase e cila sot siguroi kualifikimin me fitoren 1-0 kundër Anorthosis, do të ndeshet me Molden, e cila ka shkatërruar me rezultatin e përgjithshëm 7-1.

Një kundërshtar tepër i fortë për skuadrën e Prengës që duhet theksuar se në Novegji ka fituar 3 herë kampionatin dhe 4 herë kupën.

Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri me datën 26, ndërsa ndeshja e kthimit më 2 gusht.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb