KOLUMBI – Një djalë ka tentuar të grabisë një vajzë kolumbiane por jo vetëm që nuk ia ka dalë por ka marrë si përgjigje një ‘dru të mirë’ si dhe një parakalim lakuriq nëpër rrugët e kryeqytetit.

Vajza e cila u sulmua prej tij i është kundërpërgjigjur ashpër, duke e rrahur e duke e lënë të zhveshur në mes të rrugës. Pamjet tregojnë se gruaja e inatosur e kapë për flokë, e rreh dhe e detyron të zhvishet në public.

Shumë persona ishin mbledhur për ta parë tërë këtë skenë, përderisa ajo e rrihte dhe e zhvishte grabitësin. Pasi ai u largua dhe filloi të vrapoi në rrugë, turma filloi të brohorisë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb