SHKUP– Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Rusia duhet ta kuptojë tashmë se për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Në konferencën e sotme me eurokomisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, kryemuinistri Zaev tha se qëllimi i Maqedonisë është që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet.

“Ne jemi vend i vogël, me miq do të jemi edhe më mirë, atë e dëshmuam me fqinjët dhe këtë do ta bëjmë me gjithë vendet në botë. Për këtë shkak sot është një moment i rëndësishëm historik, fillojmë procesin skrining. Jam i lumtur dhe falënderues që komisioneri Hahn dhe ekipi i tij përkushtuan kohë në mbledhjen tonë qeveritare. Maqedonia këtë e pret që nga viti 2005. Duhet të jetë motivim ky moment për të gjithë në shoqëri”, tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb