Politologu Gentian Gaba u shpreh se përçarja në PD e ka lënë opozitën në një gjendje shumë kritike.
Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, politologu Gaba tha se nëse opozita nuk gjen një zgjidhje dhe nuk punon për bashkim, do gjendet përballë një lufte të pafundme.
“Sherri e ka lënë vendin me një opozitë si kjo sot. Por nëse vazhdohet kështu dhe në 2027, dhe 2029 ne do jemi përballë një lufte të pafundme për opozitën . Por duhet një paqe brenda PD. PD nuk e ka luksin t’i ketë kundër ndërkombëtarët. Përplasjen me zotin Gonzato e shoh si zemërim për çështjen e zonjës Balluku që thonë se nuk është trajtuar siç duhet. Kriza është e madhe dhe nuk duhet shmangur, por nuk është përgjegjësi e ndërkombëtarëve kjo. Procesi i integrimit nuk i takon PS, i takon edhe PD edhe forcave të tjera”, u shpreh ai.
