Deputeti i partisë Mundwsia Erald Kapri ka deklaruar se kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec nuk është një qëndrim kundër investimeve të huaja, por ndaj mënyrës se si, sipas tij, po zbatohen ligjet dhe procedurat nga qeveria.

Duke folur për protestën qytetare në Tiranë, Kapri theksoi se askush nuk është kundër zhvillimit apo investitorëve të huaj.

“Gjen gjë njeri të jetë kundër investimit të Kushner? Ai është njeri i nderuar. Nuk tho9të njeri jemi kundër zhvillimit dhe investiomeve të huaja, por a i zbaton qeveria rregullat dhe ligjet”, tha ai.
Kapri tregoi se në protestë kishte marrë pjesë si qytetar i thjeshtë, pa simbole apo logo politike, duke vlerësuar vendimin e organizatorëve për ta mbajtur tubimin larg përkatësive partiake.
Sipas tij, aktivistët dhe pjesëmarrësit kanë vepruar drejt duke kërkuar që protesta të fokusohet te kauza dhe jo te partitë politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb