Receta që sugjerohet nga Instituti Kulinar Neranxi ka shijen e suksesit, ashtu sic do të jetë e ardhmja e të rinjve që e kanë zgjedhur këtë shkollë profesionale. Instituti Kulinar Neranxi, shkollë e standardeve perëndimore që bën diferencën, ka hapur dyert për studentët. Në 10 vite aktivitet, kjo shkollë ofron programe që përshtaten plotësisht me kërkesat e tregut. Edhe këtë vit, çdo gjë është gati për të rinjtë, që të nisin rrugëtimin në botën e bukur të shijes.  Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor,  Presidenti Nikollaq Neranxi tha se suksesi i Intitut Kulinar është përmbushje e ëndrrës së tij.

Instituti Kulinar Neranxi ka vulosur në këto 10 vite, suksesin e saj absolut. Me qindra të rinj të diplomuar në shkollën tonë, punojnë sot në bare, restorante, pasticeri, hotele, piceri kudo në Shqipëri, por edhe jashtë saj, pasi diploma njihet edhe aty. Disa kanë hapur bizneset e tyre dhe po ecin shumë mirë. Ne vijojmë t’ju japim suport sepse ata janë klientë të Kompanisë Neranxi.  Pra e ardhmja juaj është padiskutim e shkëlqyer dhe të ardhurat tuaja gjithashtu, pasi siç e dini, ky është një profesion që paguhet shumë mirë.Neranxi i njohu të rinjtë me recetën e veçantë, për t’u bërë mjeshtra të kuzhinës.

“Padyshim ju do mësoni shumë receta në shkollë, por një recetë do ju a jap unë që tani dhe do të doja që të mos e harronit kurrë. Përbërësit janë: 1.Dashuria për punen, dashuria per profesionin. 2.Dashuria per ushqimin, besoj nuk është ndonjë përbërës i rrallë, të gjithë ne e duam ushqimin. 3.          Kreativiteti, dëshira për të krijuar diçka të re, diçka më të mirë, më të shijshme, më të bukur për tu parë. Një shef i mirë eksperimenton shumë në kuzhinë. 4.Të jeni kuriozë dhe të lexoni shumë, ky profesion si shumë profesione të tjera, nuk ka fund. Një shef kuzhine nuk mbërrin asnjëherë në destinacion. Ai është gjithnjë në një rrugëtim të gjatë në kërkim të përfeksionit dhe të risive. Por është një rrugë e bukur që nuk të mërzitet kurrë.” – u shpreh Neranxi

Drejtoresha e Shkollës, Elona Rrapaj tha se Instituti Neranxi është një vend për të sprovuar vetëveten, përmes trajnimeve, edukimit të vazhdueshëm, udhëtimeve dhe librave të gatimit.

:Mos harroni se suksesi në jetë është shumë i thjeshtë dhe shumë kompleks. Suksesi në jetë është të jesh i kënaqur me veten, me atë që je dhe atë që bën. Ky është vetëm fillimi! Çdo ditë është një ditë e re!  Kini uri për dijen për të qenë më të mirët dhe më brilantët.Përqafoni kulturat dhe kuzhina të ndryshme nga e juaja! gjidhni me mençuri për kë punoni! Studioni dhe punoni shumë! Suksesi  ështe shija me e mire pas një dite pune të vështirë.:

Këtë vit, që përkon me dhjetë vjetorin e krijimit të Institutit Kulinar Neranxi, ka patur një shifër rekord të regjistrimeve. Sipas drejtuesve të shkollës, ajo që bie në sy është fakti se regjistrimi në shkollë kulinarie ka qenë zgjidhje personale e të rinjve dhe jo shtysë nga prindërit e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb