Ish-deputeti socialist Namik Dokle, bën pjesë tek ai grup i shoqërisë që po i respekton me rigozitet maksimal masat e vendosura për frenimin e COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai shprehet se për 11 muaj nuk ka dalë nga shtëpia, nuk ka frekuentuar lokalet dhe restorantet nuk ka marrë pjesë në asnjë takim apo tubim.

Ai e konsideron gjendjen të trishtë, por shton se mes kësaj të fundit dhe sigurisë, ish-deputeti ka preferuar këtë të dytën. Ai e përfundon postimin me një mesazh, ku i bën thirrje moshatarëve dhe të rinjve që ta mirëkuptojnë.

Postimi i plotë:

11 MARS – 11 SHKURT= 11 MUAJ

Po, kjo eshte e verteta. Ne 11 muaj asnje kafe jashte shtepise! Asnje vajtje ne restorant! Asnje takim, asnje tubim çfaredo qofte!

E trishte? Po, shume merzi me ka ngjallur kjo gjendje. Por ne mes trishtimit dhe sigurise kam zgjedhur sigurine. Per vete dhe per te tjeret. Disa shoke te mi te shkolles e moren me tallje kete “frike” timen. Por tani me japin te drejte. Uroj te me mirekuptojne edhe moshatare te tjere! Pse jo, edhe me te rinjtë!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb