Të paktën 120 milionë pemë do të mbillen këtu deri në vitin 2030, njoftoi të hënën kryebashkiaku i kryeqytetit mongol.

“Ne po planifikojmë të mbjellim të paktën 120 milionë pemë në kryeqytet deri në vitin 2030 në kuadër të fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve ” Një miliardë pemë” të iniciuar nga presidenti mongol Ukhnaa Khurelsukh,” tha në një takim kryebashkiaku Dolgorsuren Sumiyabazar.

Fushata mbarëkombëtare e mbjelljes së pemëve u nis zyrtarisht vitin e kaluar pasi presidenti Khurelsukh i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se vendi synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe shkretëtirëzimin përmes fushatës.

Pyjet mbulojnë vetëm 7.9 për qind të sipërfaqes së Mongolisë prej 1,564,116 km katrorë aktualisht.

Rreth 77 për qind e territorit të përgjithshëm të vendit është prekur nga shkretëtirëzimi dhe degradimi i tokës, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb