13 fitore radhazi në Champions, një rekord i ri që tashmë mban firmën e Bayern Munich. “Armata” e Hansi Flic vijon të dominoj arenën më të rëndësishme në europë, mbrojtja e titullit kampion vijon me hapa të sigurt, këtë herë duke fituar në transfertë përballë Lokomotivë Moskës. Ndryshe nga se pritej, kjo rezultoi një sfidë e vështirë, pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me Goretzka që në minutën e 13-të. Bavarezët nuk arritën të shënonin golin e qetësisë, përkundrazi në minutën e 70-të moskovitët barazuan shifrat. Nëntë minuta më pas Kimmich me një veprim shumë të bukur rikthye Bayern në avantazh duke i dhuruar një trepikësh që i pozicion të vetëm në krye të grupit me pikë të plota, gjashtë.

Bayern
Bayern

Një fitore aspak të lehtë arriti dhe Atletico Madrid përballë Salsburg. Llorente kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 29-të por austriakët barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë. Në fraksion e dytë protagonisti kryesor ishte Joao Felix, autor i një “dopjetë”. Madrilenët e gjetën vetën në dizavantazh në minutën e 47-të teksa Felipe i pafat dërgoi topin në portën e tij. Talenti portugez riktheu baraspeshën në minutën e 52-të ndërsa në të 85-tën përmbysi rezultatin duke sigluar shifrat në 3-2, një fitore që i pozicion në vendin e dytë në Grupin A me tre pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb