Pedagogu Mark Marku solli në vëmendje situatën e krijuar pak kohë më parë në Francë, nga protestat e përgjakshme të jelekverdhëve, duke paralajmëruar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se edhe shoqëria shqiptare duhet marrë seriozisht, pasi problemi është akumuluar në këto 30 vite dhe mund të ketë shpërthim.

“Jelekverdhët shpërthyen, se nuk ishin të përfaqësuar. Franca ishte në prag të trazirave të ’68-ës. Ata ishin pakica, por ishin shumë aktivë dhe shpërthenin. Mendoni këtu që është e trysnuar e gjithë shoqëria dhe në momentin që shpërthen, shpërthen shumë keq. Duhet ta marrin në konsideratë të gjithë aktorët këtë, se problemet akumulohen e akumulohen dhe pastaj shpërthejnë. Gjithcka mund të ndodhë, sidomos kur ka probleme ekonomike. Shikoni krizat e familjes, që ndodhin nga ekonomia, dhe ne jemi një vend me ekonomi të falimentuar. Nëse deri para një viti largimi si emigrant shpërthente si valvuv ç’tesioimi, tani kjo nuk ndodh dhe besoj do kemi probleme shumë të mëdha”, tha Marku.

Sa i takon opozitës parlamentare, Marku theksoi se pas një viti nuk do të flitet më për ta, ndërsa i cilësoi ata me një nivel të mjerueshëm intelektualë.

“Përvec nivelit të tyre të mjerueshëm intelektual, edhe pse askush nuk mund të përbuzet për shkak të padijes, apo se është injorant, por kur përfaqësojnë, duhet të kenë një nivel. Përvec kësaj pra, që janë në nivel mizerabël jo për faj të tyre, unë mendoj se nuk do të flitet më për ta pas një viti. Mbaj mend se ka qenë një deputet i PS më 1996, i vetmi që braktisi PS dhe kaloi me PD, u tallën ca kohë me të, u diskutua dhe kush është ai sot. Akti i tyre është jo në shërbim të demokracisë. Gjëja më normale do të ishte të mos shkonin në Parlament dhe t’i bënin presion PD, dhe kështu do të shkrihej Parlamenti. Ata nuk e bënë këtë, por u bënë shërbëtorë të Ramës. Ata kërkojnë ngritjen e pragut, kur nëse do duan të vazhdojnë jetën politike, pikërisht kjo i shkatërron. Mendoni pra cfarë opozite janë ata. Janë deputetë me vetëdije aq shumë në shërbim të Ramës, sa janë gati të ndëshkojnë dhe vete që t’i shërbejnë atij”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb