Alvaro Morata u largua nga Juventus pas përfundimit të periudhës së huazimit. Sulmuesi u kthye te Atletico Madrid, ekip i cili zotëron edhe kartonin e lojtarit.

Mediat bëjnë me dije se 2 janë mundësitë e spanjollit për të ardhmen. Alternativa e parë është qëndrimi në Madrid, duke respektuar kështu kontratën që është e vlefshme deri në vitin 2024.

Një hipotezë e mundshme është edhe kalimi te Juventusi. “Zonja e Vjetër’ do të bëjë të pamundurën për rikthimin e tij në Torino, mision ky që për momentin është tejet i vështirë. Ajo që komplikon shumë një marrëveshje të mundshme mes klubeve ka të bëjë me mungesën e burimeve financiare te gjigandët e Serie A.

5r

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: