Dy policë u vranë të dielën në një sulm nga anëtarët e grupit kriminal Clan del Golfo në departamentin veriperëndimor kolumbian të Antioquia, konfirmuan autoritetet lokale.

Oficerët ndodheshin në një restorant në komunën Bello në qytetin e Medellin, kryeqyteti i Antiokias, kur katër persona me motoçikleta qëlluan me armë dhe hodhën një granatë.

Një shpërblim prej rreth 11,150 dollarë amerikanë po ofrohet për informacionin që çon në kapjen e atyre që janë përgjegjës për sulmin, tha policia lokale.

Presidenti kolumbian Ivan Duque e dënoi sulmin në Twitter, duke e quajtur atë një “sulm frikacak të kryer nga anëtarët e Klanit del Golfo në Bello, Antioquia, ku patrulluesit Geovanny Alcala dhe Andres Andrade humbën jetën”.

Të shtunën, grupi Clan del Golfo qëlloi një patrullë të policisë duke vrarë një civil dhe një oficer në qytetin Canasgordas, Antioquia.

Klani del Golfo përbëhet kryesisht nga ish-paraushtarakë që tani luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb