Prokuroria e Krimeve të Rënda rimerr në pyetje 20 vjeçarën që filmoi ish-­kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Burimet pranë organit të akuzës thonë se vajza ishte e shoqëruar nga nëna e saj dhe në gjendje të traumatizuar. Ajo i ka qëndruar kallëzimit ndaj ish kreut te Bashkisës së Peshkopisë, duke thënë se ka realizuar videon për ta diskredituar, pasi prej muajsh, ai e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook duke i kërkuar takim.

Para hetuesve, Anisa Alla tha se filmimet i kishte bërë me celular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kartmemorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.

Mësohet se në pyetje është marrë edhe nëna e 20-vjeçares, e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë por jo për filmimin e bërë.

Nëna e vajzës, mësohet se ka kërkuar ndihmë psikologjike nga prokruorët, pasi e bija është e traumatizuar.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-sh­kreut të bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia. Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i kërkon gjykatës ta lirojë nga paraburgimi. Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.

Sipas akuzës, Shukri XHelili ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasivë”, me qëllim kërkimin e favoreve seksuale me 21 vjeçaren nga Dibra, të cilën e ka punësuar në institucionin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: