Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kryeministrit Edi Rama për ta shkarkuar nga Bashkia e Dibrës pas video-skandalit.

Shukri Xhelili ndodhet në arrest me burg pas 3 akuzave në lidhje me videoskandalin, që i kushtoi edhe shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut.
Avokati i tij, Ferdinand Doja konfirmon se Xhelili e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin mbi vendimin e Këshillit të Ministrave, që e shkarkoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve

Ndërkaq Këshilli Bashkiak i Dibrës komandoi Et’hem Fidën në postin e lënë bosh nga Shukri Xhelili i arrestuar pas videoskandalit të publikur para një jave. Ndaj Xhelilit është vendosur masa e arrestit burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj në vend të tij u vendos Et’hem Fida.
Në Dibër pritet të zhvillohen zgjedhje për kreun e Bashkisë, derisa të caktohet kryetari i ri këtë post do e mbajë Et’hem Fida.

Por pas ankimimit mbeten pezullim veprimet që kanë lidhje me shpalljen e zgjedhjeve, sepse Kushtetuta detyron Presidentin që të presë vendimin e Kushtetueses.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: