Me mbështetjen dhe kujdesin e veçantë të Ambasadës së SHBA dhe Bashkimit Evropian në vendin tonë, organizata “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” organizoi eventin ku në fokus ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe partneritetit midis sektorit të shoqërisë civile dhe biznesit me kontribut në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Pjesëmarrës ishin përfaqësues të disa organizatave jo-fitimprurëse dhe kompani të biznesit të cilat prezantuan veprimtarinë, produktet dhe shërbimet që ofrojnë.

Jonida Alite, drejtuese e programeve në organizatën “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” tha se qëllimi është eksplorimi i mënyrave sa më efikase për të bashkëpunuar dhe për tu rrjetëzuar me njëri-tjetrin.
Pjesë e eventit, “Hysenbelliu Group” është një ndër grupet e rëndësisë së veçantë sa i takon investimeve më të mëdha që bëhen në vendin tonë.

“Hysenbelliu Group” ka zgjedhur të zhvillohet nëpërmjet aplikimit të standardeve më të larta në të gjitha fushat ku operon. Prirja dhe këmbëngulja për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu.
Në portofolin e vet, “Hysenbelliu Group” përbëhet nga 6 industri dhe 20 kompani në fushën e medias se shkruar, medias elektronike, edukimit dhe arsimimit, pijeve, ndërtimit dhe hoteleri turizëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb