Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se as sot nuk do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

Para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, pas konsultimit të përfaqësuesve të grupeve parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarit të trupave punuese parlamentare, ai tha se Rusia ka kërkuar një seancë dhe se Japonia e ka caktuar atë seancë për sot.

“Unë isha gati të largohesha sot në mëngjes, por Franca njoftoi se do të kërkojë sërish votim procedural, kështu që seanca ndoshta nuk do të mbahet as sot dhe nuk e dimë nëse do të mbahet fare”, tha Daçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: